SOT

Banorët nostalgjikë për trenin që e lidhte Kaçanikun me Shkupin

Banorët e Kaçanikut me nostalgji kujtojtojnë vitet e ’40-ta, kur nëpër qytet kalonte treni që shkonte deri në Shkup.

Pamja e qytetit në thelb ka ndryshuar krejt pak për të mos thënë fare, thoshin banorët që e kujtojnë udhëtimin me këtë tren.

Në qendrën e Kaçanikut ndodhet ende stacioni i vjetër i trenit, aty ku pritjet kishin qenë të shumta çdo ditë e në çdo sezon si formë udhëtimi, thoshte Mejdi Topalli.

Qarkullimi i trenit Kaçanik - Shkup, për shumë kaçanikas ishte më se i nevojshëm për shkak të punësimit atje.

Me qindra herë rrugën Kaçanik - Doganaj me tren e kishte bërë i moshuari Mehmet Topalli.

Ai i kujton rrugëtimet dy-orëshe për arritjen në destinacion.

Hekurudha është ende ekzistente në qendër të qytetit, ndryshe nga ajo e trenit të vogël siç e njohin banorët, e që ndodhej në periferi të Kaçanikut.