Ka dhjetëra medalje që i ka fituar në maratonat ku kishte garuar.
Vjollca Hoxha është atlete prej 20 vjetësh.
“Nuk më ka ndaluar asgjë që t’i arrij synimet e mia”, thotë ajo.
Në parkun e “Taukbashçes”, Vjollca kryen stërvitjet që i duhen për sportin e atletikës.
Aty ku del çdo ditë ajo has në shumë pengesa që ia vështirësojnë lëvizjen.
Megjithatë, në mungesë të një vendi adekuat për të ushtruar sportin që asaj i sjell medalje, atletja gjendet gjithmonë aty.
Karroca sportive e dorëzat mbrojtëse, janë ato që u duhen atletëve me nevoja të veçanta.
Qëndrimi 2-orësh i Vjollcës në këtë park të Prishtinës përfundon në lokalin ku pritet me shumë ngrohtësi e nuk i duhet të mendojë për pagesë.
Dëshira më e madhe e atletes Vjollca Hoxha është që të ketë mundësi pjesëmarrjeje edhe në maratona ndërkombëtare.