Enver Pakashtica, kryetari i Artarëve të Kosovës, ka thënë se qytetarët e Kosovës kanë nisur të vetëdijesohen sa i përket vlerës së arit.
Duke komentuar ngritjen e vlerës së arit në nivel rekord, Pakashtica në emisionin “SOT” në KTV të mërkurën ka thënë se arsye për këtë ngritje janë krizat globale ekonomike dhe politike.
“Investitorët më së shumti investojnë në një produkt të qëndrueshëm. Dhe ndër produktet më stabile hyn ari”, ka thënë ai.
Çmimi i arit në nivel rekord mbërriti në 92 mijë euro për kilogram.
Duke folur për blerjet e arit në Kosovë, Pakashtica ka thënë se ka rënie prej vitit 2010 e tutje për shkak të krizës dhe rritjes së konkurrencës, por ai ka shtuar qytetarët po ashtu janë vetëdijesuar dhe blejnë produkte të cilat i mbajnë më gjatë.