SOT

74-vjeçari që po kujdeset vetë për serën në shtëpinë e të moshuarve

Domate, speca, qepë e hudhra, janë disa nga perimet e mbjella.

Është kjo sera e shtëpisë për të moshuar pa përkujdesje familjare në Prishtinë, për të cilën po përkujdeset një 74-vjeçar.

Për rreth 10 vjet kjo serë nuk është punuar fare, duke e mbuluar shkurret e mbeturinat. 
Por tani është kthyer në një bahçe falë Islam Kuletës, i cili u bë banor i kësaj shtëpie rreth 4 vjet më parë.

Megjithëse 74-vjeçar, Islami së bashku me një banor tjetër të kësaj shtëpie, e kanë kthyer këtë vend në një tokë ku mund të mbillen perimet.

E gjithë puna nuk ka qenë edhe e lehtë, përderisa edhe rasatin e ka kultivuar vetë.

Islami tregon se gjatë gjithë jetës ka mbajtur bahçe, edhe në shtëpinë e vet. 

Megjithëse në moshë, Islami thotë se punën e ka në shpirt. 

Gjithë këtë punë e ka bërë së bashku me Sinan Latifin, po ashtu banor i kësaj shtëpie.

Ai thotë se puna është ajo që e mban njeriun më të fortë.

E nga shtëpia e të moshuarve thonë se gjithë këtë kohë kanë marrë mbështetje edhe nga Komuna e Prishtinës.

Frutat që do kultivohen nga kjo bahçe do t’i përdorin banorët rezidentë si ushqime shtesë gjatë vakteve që ua sjell Kuzhina Qendrore.