Leximi i librave është një mënyrë e shkëlqyer për t’u relaksuar, sidomos para kohës së gjumit.
Për të përballuar stresin dhe ankthin në ditët e sotme, librat psikologjikë apo ata të vetëndihmues janë zhanret që kërkohen më shumë nga të rinjtë.
“Një libër tjetër që vazhdon të shitet për vite është libri “Meditimi” i Marco Sariusit. Është një perandor që ka jetuar gjatë periudhës 0. Është një libër që jep këshilla të rëndësishme për jetën. Është një libër që kërkohet shumë nga kjo hipokrizia e shfaqur njerëzore në realitet, të rinjtë po kërkojnë një moral alternativ. Larg politikës, larg religjionit dhe po kërkojnë të zhyten në mësimet e hershme antike. Nga fiksioni është ky libër. Pra tregohet kontrolli i pushtetit mbi njerëzit në të kaluarën e në të ardhmen.
Librat e vetëndihmës janë libra që dëshmojnë se shoqëria ka nevojë për motivim, të mësojë mekanizma për zgjerimin e mënyrat e komunikimit. Janë të kërkuar. Gabor Mata është psikolog shumë i kërkuar. Nga fusha e filozofisë nuk ka shumë kërkesa të mëdha. Ndërsa nga letërsia shqipe përcillen botimet nga Tirana”, thekson Latif Mustafa, zyrtar për media në librarinë “Dukagjini”.
Përveç librave në gjuhën shqipe, kohët e fundit janë rritur kërkesat e kosovarëve për librat në gjuhën angleze, të cilët po zënë një hapësirë të madhe në libraritë e vendit.
“Ka një masë të madhe të kërkesave për lexim të librave në anglisht. Duan t’i ndjekin trendët dhe është një gjë shumë normale”, thekson Mustafa.
Për këtë gjë Kosova është në hap me kohën sa i përket përkthimit të librave të famshëm botërorë.
Sipas Latif Mustafës, zyrtar për medie në librarinë “Dukagjini”, 70 për qind e librave që janë trendi në botë mund të gjenden edhe në gjuhën shqipe.
“Mendoj si komb, si albofoni e kemi kaluar fazën emergjente të përkthimeve. Pothuajse kemi përkthyer 70 për qind të librave që janë trendi në botë e të cilat lexohen edhe në gjuhën shqipe. Kemi përkthyer nubiles, të autorëve bashkëkohorë e klasikë, e kemi një numër relativisht të mirë. Nuk mund të themi se kemi botime edhe në gjuhën shqipe nga shkrimtarë shqiptarë. Kërkohen më shumë ata që marrin vëmendje mediatike”, deklaron Mustafa
“Është e pamundur diçka që është trendi në botë të mos vijë në kohë reale këtu ose brenda ditës. E kemi librin “The Let Them Theory”, është shumë i famshëm dhe siç ka dalë libri e kemi pasur edhe ne. Lexuesit i ndjekin trendët botërore dhe është kërkuar menjëherë. Nuk e kemi problem të ndjekim hapin me librat botërorë”, shton ai.
Mustafa thotë se botimet shqiptare kanë thesare të shumta, të cilat presin të lexohen dhe të zbulohen.
“Kemi mangësi. Nëse i marrim librat e Orhan Pamukut, ka të bëjë me provincat e Turqisë, ka të bëjë me traditat e përplasjet e identiteteve fetare e politike. Por, nuk mund të them se Petro Marko “Intervistë me vetveten” nuk është po aq i mirë, narracion i bukur, diçka e jetuar, e bazuar në realitet. Kemi histori të shumta që presin dhe janë thesar të gërmohen dhe të lexohen. Por ne shkojmë më shumë nga librat trendi dhe rekomandohet nga mediet. Kemi edhe autorë të rinj të cilët janë tejet të arritur dhe kanë rrëfime tejet mbresëlënëse”, deklaron Mustafa
Libri më i shitur i periudhës së fundit është ai për Reçakun, nga William Walker.
“Sa i përket shitjes që kemi pasur këto kohëve të fundit, libri më i kërkuar dhe më i shitur deri më sot ka qenë libri për Reçakun i William Walker. Ka pasur një interesim të jashtëzakonshëm që në ditët e para, kemi pasur shitje dhe vazhdon të shitet. Libri është në gjuhën shqipe dhe në gjuhën angleze dhe ka një çmimi që dallon pak. Ky është një libër autobiografik dhe historik. Libri është promovuar në përvjetorin e 26-të të Reçakut dhe vetë Walker ishte këtu. Libri vazhdon të shitet, por përskaj kemi edhe libra të tjerë që shiten. Një libër që kërkohet shumë është “Truri i fëmijës”, i cili kërkohet shumë nga prindërit dhe është një hulumtim shkencor e ka rekomandime të vyeshme për fëmijët tanë. Një libër tjetër që konsiderohet si bibla e investimit është ky. Libër që është botuar nga ne”, thekson Mustafa.
Thonë se libri nuk duhet gjykuar nga kopertina, por Latif Mustafa thotë se kërkesat për libra me kopertina të bukura janë shtuar.
“Kemi mbi 50 mijë tituj në gjuhën shqipe, angleze, turke dhe gjermane. Çmimet variojnë. Por kohëve të fundit e kemi një trend edhe të kopertinave. Ka kopertina të bukura. Është e rëndësishme, sepse ka lexues që po shkojnë duke u rritur me kërkesa për të pasur një kopertinë të bukur. Sot garohet në botime edhe për kopertinë të bukur. Ka lexues që nuk e marrin një libër vetëm për shkak të kopertinës”, deklaron Mustafa.
Ajo që mbetet e rëndësishme është se librat, në çdo formë dhe gjuhë, janë pasuri që ushqejnë mendjen dhe shpirtin.