Leximi e pasuronte me dije qysh në vegjëli Nazmije Hasanin, ish-profesoreshë e gjuhës shqipe në Gjilan.
Por, të shkruante e pa opsion të mundshëm pas pensionimit.
Për 7 vjet në pension, profesoresha shkroi 5 libra me poezi.
Ndryshe nga romanet a zhanret e tjera të librave, Nazmije Hasani thotë se poezia kërkon emocionin e momentit për ta nxjerrë të ndier e me mesazh poezinë.
Si ish-profesoreshë për mbi dy dekada, nuk mund të mos shprehte komentet e saj mbi arsimin sot.
Idenë e testimit të mësimdhënësve e sheh si opsion, megjithëse thotë se ky proces nuk do të vlente për gjeneratën e mësimdhënësve me përvojë të gjatë.
Kur pyetet për vëllimet në ardhje, e pensionuara shprehet se ia lë kohës, pasi që për të sfidë ishte edhe botimi i librave që iu desh t’i financonte vetë.