Profilin e 5-vjeçares Ajla Muharremi si gjimnaste e sjellim përmes këtij materiali. Ajla nga Vushtrria tash e 1 vit po ushtron me klubin e Vushtrrisë për gjimnastikë. Talentin e saj që herët e kishin vërejtur prindërit, të cilët pa hezitim e përkrahën të voglën e tyre, duke shpresuar edhe në sukseset ndërkombëtare të saj në të ardhmen.
Është vetëm 5-vjeçare, por trupi i saj elastik e bën Ajlën të veçantë si gjimnastja më e vogël në klubin ku ushtron.
Ajla Muharremi jeton në Vushtrri, por gjatë javës prindërit e saj e sjellin në Prishtinë për të ushtruar në sallën e Pallatit të Rinisë dhe Sporteve.
Doruntina Ibrahimi, Ajlën e përcjell në çdo lëvizje.
Sipas saj, 5-vjeçarja vushtrriase premton shumë me talentin e saj si gjimnaste në ardhje.
Ndryshe nga vitet e shkuara, sipas trajneres Ibrahimi, çdoherë e më i shtuar është interesimi i fëmijëve për gjimnastikën.
Mosha është përcaktuesi kryesor se sa ditë në javë duhet të ushtrojnë fëmijët, thotë trajnerja.
Prindërit e Ajlës konsiderojnë se ka sfida gjatë këtij rrugëtimi që e ka nisur vajza e tyre, megjithatë shprehen të gatshëm ta mbështesin.
E sallat në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve mbeten ende të njëjtat për nga infrastruktura.
Madje me të rënë shi ato bëhen thuajse tërësisht të pashfrytëzueshme.