SOT

4 kilometrat e 11-vjeçares, për ta ndjekur ëndrrën e futbollit

Rreth katër kilometra rrugë janë nga fshati Senoc deri tek ai Drenoc i Rahovecit. Këtë rrugë e përshkon Ardita Morina 3 herë në javë. Kësaj rruge ajo ecën më këmbë herë me shokë e herë e vetme për t’i ndjekur ushtrimet në futboll. 


Rruga që bën kjo 11-vjeçare nga shtëpia deri te fusha e gjelbër aspak nuk është e lehtë. Është edhe e rrezikshme, për shkak të qarkullimit të veturave. 


Qe dy vjet ka nisur të ushtrojë sportin e futbollit. Deri tash i ka të realizuara 35 gola.  
Aktualisht luan për grup-moshat U11 në klubin e futbollit “Drenoci”. Është kapitene e ekipit dhe pozicioni i saj është sulmuese. 


Është e vetmja vajzë në ekipin ku luan dhe kjo nuk e pengon aspak as nuk e diferencon nga të tjerët.  Por, ëndërr e ka të luajë në një ekip të futbollit me vajza.

Ndonëse akoma e vogël me moshë, synimet e kapitenes janë që të luajë për Kosovën e ta ngrijë në nivele më të larta futbollin e vajzave.