SOT

13-vjeçari nga Suhareka që po ndez atmosferën në dasma

Është vetëm 13-vjeçar, mirëpo Dior Krasniqi së bashku me vëllain e tij Donartin 8 vjeç, po ndezin atmosferën në dasma kudo në Kosovë. 

Dhomën e tij prej kohësh përveç për të bërë gjumin po e shfrytëzon edhe për një pasion tjetër për të cilin ka talent të veçantë.

Dior Krasniqi dhe vëllai i tij 8-vjeçar Donarti, nga qyteti i Suharekës, po bëjnë nam nëpër dasmat kosovare me talentin e tyre për muzikën. 

Përveç kësaj, Diori ka edhe një zë shumë të veçantë, me të cilin i argëton dasmorët.
Edhe pse në moshë të re, Diori thotë se tanimë ka krijuar besim te njerëzit dhe është i gatshëm që të gjithë përgjegjësinë e dasmës ta mbajë i vetëm.

“Hajde luj qyqek” dhe “Valle kosovare” janë vetëm disa nga këngët që i kërkohen t’i këndojë dhe me të cilat Diori thotë se e ndez atmosferën.

Interesimi për ta pasur atë në ahengje familjare nëpër Kosovë është i madh, mirëpo ai thotë se synimi i tij në të ardhmen janë edhe tregjet muzikore evropiane.

Diori thotë se së bashku më nënën e tij, e cila është këngëtare, ka filluar të merret me muzikë dhe se pianoja ishte instrumenti i tij i parë që e kishte mësuar.