SOT

1200 nxënës të klasave të 7-ta, pjesëmarrëse në programin “Drejt Malit”

Kjo është pista e skijimit të Brezovicës, vendit më të vizituar gjatë dimrit.

Po këtë pistë, çdo vit e vizitojnë shumë nxënës të shkollave fillore të Kosovës, të cilët mësojnë për sportin e skijimit.

Këta nxënës mund të qëndrojnë për një javë në Brezovicë, ku mësojnë rreth këtij sporti dimëror, program ky i ofruar nga Ministria e Kulturës, Rinisë e Sportit dhe Federata e Sportit të Skijimit.

Erta Xheladini dhe Ermal Salihu janë ndër nxënësit pjesëmarrës në këtë aktivitet, thonë se nuk do të ndalen me kaq, do ta vazhdojnë sportin e skijimit edhe më tutje.

Ky program nisi me 400 nxënës dhe për tre vjet, sipas Federatës së Skijimit, numri është trefishuar.

Sekretari i Federatës së Sportit Shkollor të Kosovës, Agron Dubovci, thotë se ka edhe shumë pjesëmarrës me aftësi të kufizuara.

“Drejt Malit”, kështu quhet programi ku nxënësit përfitojnë edhe shumë vizita drejt bukurive natyrore, thotë Dubovci.

Edhe Bujar Turjaka, profesor në Universitetin e Prishtinës në lëndën e skijimit, është i angazhuar në këtë projekt.

Thotë se nxënësit përveç që mësojnë skijim, janë edhe pjesë e garave.

Profesori këtë aktivitet e sheh si socializim të nxënësve karshi sporteve.

Agim Popovci nga Federata Skiatore e Kosovës dhe selektor i reputacionit të Kosovës, tregon se nga çdo shkollë ka nxënës talentë për sportin e skijimit, e më pas këta talentë orientohen se si ta vazhdojnë këtë sport.

Ai tregon se çfarë mësojnë nxënësit gjatë qëndrimit njëjavor në Brezovicë.

Nxënësit nuk kanë asnjë obligim financiar, kjo pasi Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit i mbulon të gjitha shpenzimet e këtij projekti.