Në kushte shtëpie, krijuesi 12-vjeçar gjen gjithnjë kohën për t’ia shpjeguar nënës së tij 200 lojërat që i ka krijuar.
Ai është Aulon Ajvazi nga Prishtina, i cili pos shkollimit, ka zgjedhur teknologjinë si fushë orientimi të së ardhmes.
Për nënën e Aulonit, Nezafete Ajvazi, kishte qenë sfidë përkushtimi ndaj fushës që Auloni do, porse si prindër janë të gatshëm t’i shtyjnë përpara ambiciet e tij.
Prej 4 muajsh, ai po ndjek kurse, të cilat po i ndihmojnë edhe më shumë në krijimin e lojërave të reja.
Gjithçka që i duhet janë pajisjet që do t’ia lehtësonin punën.
Kishte raste kur Auloni në akademinë pjesë e së cilës është, i linte të mahnitur mentorët e tij.
Nga 200 lojërat e krijuara, 12-vjeçari i ka disa të preferuara.
Ato ende nuk i ka publikuar dhe shprehet se nuk ka synim përfitimin prej tyre, përveç avancimit të mëtejmë në këtë drejtim.
Të gjithë ditën e ka të mbushur përplot aktivitete, duke filluar nga ato të shkollës, e deri te fusha e së ardhmes së tij.