Abakusi si aritmetikë mendore është llogaritje e ngjashme me kalkulatorin apo edhe më i shpejtë.
E përmes abakusit, mbledhjet, zbritjet, shumëzimi e pjesëtimi nuk janë aspak problem për Ezan Krasniqin, nxënës i klasës së pestë në shkollën fillore “Emin Duraku”.
10-vjeçari di të llogarisë shifra të mëdha, por edhe mbledhje e zbritje në të njëjtën kohë.
Talenti i tij në matematikë ka bërë që të marrë pjesë edhe në disa prej garave ndërkombëtare.
Së fundmi, ai ka rrëmbyer vendin e parë në zgjedhjen e 120 detyrave matematikore në garën e cila u mbajt në Indi, e ku pjesëmarrës ishin prej shumë vendeve të botës.
Nga të gjitha lëndët, djaloshi nga Prishtina thotë se më shumë e pëlqen matematikën.
se shpeshherë ndihmon edhe nxënësit e tjerë në zgjidhjen e ndonjë detyre në lëndën e matematikës.
Si shkrimtar dhe arkitekt, Ezan Krasniqi e paramendon të ardhmen e tij, teksa flet se nuk do të ndalet në pjesëmarrjen e garave matematikore kudo që do të mbahen në botë.
Visar Osmani, drejtor i shkollës fillore “Emin Duraku”, në kryeqytet ka thënë se talentet sikurse Erzani, stafi akademik i kësaj shkolle i mbështet.
Por Osmani kërkon mbështetje edhe nga institucionet e shtetit për nxënësit e shkollës.
Në sferat e ndryshme, si në atë të shkencës, teknologjisë, sportit, artit e muzikës, Kosovën ndër vite e kanë përfaqësuar me sukses shumë talente.