Në regji të Robert Budina, kandidati i Shqipërisë për “Oscar” ofron një përrallë që tregon se si djemtë e mirë shndërrohen në burra monstruozë
Në një botë ku korrupsioni është i shfrenuar, vetëm paraja – jo e vërteta, e lëre më drejtësia – ka mbizotërim suprem. Burrat në “Pikë uji” të Robert Budinës e marrin këtë deklaratë si parim të organizimit të jetës së tyre. Është dogma e tyre, e vetmja mënyrë për ta kuptuar botën. Por drama në zemër të filmit magjepsës shqiptar të Budinës shpaloset del në pah kur një menaxhere e cila konsideroi vetëm mbi ligjin – duke zbuluar në kohë reale se si një sistem i tillë varet nga lloji i mizologjisë së padukshme, nëse jo plotësisht të dhunshme – e bind veten se ajo është jashtë tij e në fakt është shembulli më i dukshëm.
Aida (e mrekullueshmja Gresa Pallaska) është në krye, një grua, krenaria e së cilës për privilegj dhe fuqi e bën atë të imunizuar të imagjinojë një botë ku nuk e gjen rrugën e saj. Është mësuar që në punë të tërheqë (nganjëherë edhe me ryshfet) investitorë të huaj me ofertat e saj për të nënshkruar kontratat e shumta të ndërtimit që i lejojnë asaj dhe bashkëshortit të saj, Ilirit (Arben Bajraktaraj) të bëjnë jetë të lirë me shumë para në qytetin e vogël ku kanë ndërtuar shtëpinë e tyre. Mund të hyjë në çdo dhomë që dëshiron – zyrë, stacion policie, sikurse në dhomën e gjumit – dhe të marrë atë që dëshiron sipas kushteve të saj. Prania e saj nuk sjell ngrohtësi, prandaj ajo është qartazi e përdorur (apo ndoshta e mësuar) të shtiret e fortë nga pamja e jashtme me qëllim që të jetë kaq e suksesshme.
Një mëngjes bota e Aidës përmbyset kur djali i saj adoleshent Marku (Paolo Iancu) merret në paraburgim, i akuzuar për përdhunimin e një vajze. Sipas dëshmisë së saj, vajza është joshur në një vilë të marrë me qira në emër të Markut, ku është lidhur dhe është sulmuar në vazhdimësi. E zhytur në botën e llogarive të paguara dhe të shlyera, në rivalitete të vogla dhe aleanca të ndërmjetësuara, Aida nis menjëherë një lojë të keqe: se dikush e ka futur Markun në lojë me shpresën që ta largojë atë dhe Ilirin nga marrëveshja fitimprurëse që sapo kanë nënshkruar.
“Ai është vetëm një fëmijë. Si mundet një fëmijë të bëjë diçka kaq të kobshme?” e pyet ajo veten. Është më e lehtë për të që ta kuptojë këtë kthesë të ngjarjeve si një zgjerim i botës së korruptuar në të cilën ajo lëviz kaq lirshëm. Përderisa më shumë detaje nisin të dalin në pah dhe derisa burri i saj dhe burrat e fuqishëm që ai angazhon për ta ndihmuar në pastrimin e Markut fillojnë ta lënë mënjanë çdoherë e më shumë, Aida pyet veten se sa është e përfshirë ose a mund ta lejojë veten ta vërë djalin para së gjithash, përpara çdo gjëje – duke përfshirë të vërtetën aktuale.
“Pikë uji” na mban të fokusuar fort tek Aida. Nevoja e saj si nënë për ta mbrojtur Markun – edhe kur dëshpërimi i tij shkakton një lloj shenje paralajmëruese brenda saj – vazhdon ta kundërshtojë versionin e saj të personit që ajo do të mund të krijonte e të gjithë do të mund ta shihnin.
Ajo shpejt sheh se jeta që kishte krijuar për veten dhe familjen e saj do të përmbyset plotësisht. Veprimet ekstreme që ajo bën për ta mbrojtur atë që ka ndërtuar, shkojnë gjurmëve tok me një aktakuzë intriguese të fuqisë së korrupsionit në këtë vend të dikurshëm sovjetik, ku marrëveshjet dhe ballafaqimi me ndërtimet e reja shkojnë dorë për dore me djemtë e pandëshkueshëm si Marku (dhe miku i tij Denisi, i cili mund të ketë qenë ose jo në atë vilë atë natë, i cili mund ta ketë incizuar Markun teksa merrej me vajzën në fjalë) konsiderohen si e drejtë e tyre e pakontestueshme.
Budina, i cili e shkroi skenarin me Ajola Dajën dhe Doruntina Bashën, nuk e bën pafajësinë ose fajësinë e Markut shqetësimin kryesor të filmit. “Pikë uji” nuk shpaloset si një dramë procedurale, ose si një dramë “tha ai” e “tha ajo”, megjithëse huazon elemente nga korniza të tilla narrative. Në vend të kësaj, është një histori se si një sistem krijon rrethanat që lejojnë Markun dhe Denisin t’i qasen asaj që bënë me shpërfilljen e të privilegjuarve.
“Pse nuk e telefononi policinë”, pyet Marku të atin e tij në fillim të filmit. “A nuk i njeh të gjithë?”. Dhe kështu derisa filmi shpaloset me kujdes dhe zbulon atë që ndodhi në vilë, zbërthen me kujdes edhe personazhin e tij qendror, tragjedia e të cilit bëhet edhe më e pashmangshme për të. Pallaska është qendra e filmit, kumbimi i performancës së saj përputhet me çorientimin e çeliktë që Budina shkakton sa më shumë që Aida e gjen veten duke humbur terrenin mbi të cilin ka ndërtuar karrierën, familjen dhe shtëpinë e saj.
Gjithë filmi “Pikë uji” (Waterdrop) vishet me një natyralizëm të drejtpërdrejtë me zbukurime stilistike eliptike. Për shembull, në dialog na trajtohet një mit për Liqenin e Ohrit gjatë një takimi biznesi sikurse edhe në imazhe, bisedat jashtë kamerës shënojnë pamje prej lart të peshkut që shkëputet nga kockat në pjatë gjatë një dreke.
Rezultati është një film tërheqës që funksionon si një fabul moderne për korrupsionin, burrërinë, mosndëshkimin dhe mënyrën se si qytetet, vendet dhe familjet e kanë të vështirë të ndajnë mënyrën se si këto tri forca plotësojnë dhe përforcojnë njëra-tjetrën.
Marrë nga “Variety”. Përktheu: Besartë Elshani