Âsht nji fakt sihariques se, populli shqiptár, sod, pá dallim féje dhe pá dallim krahine, âsht bashkue; âsht njitrupzue. Çdo shqiptari i rrehë nji zemër e përbashkëte. Pra, do të vijë nji kohë - dhe shpejt - qi shqiptarët, do të kenë të përbashkët dhe gjuhën; por, pá imponime e pá dhunime. Po. Na duhet të pyetim: - “Shka i mungon shqipes së Kosovarit, qi i âsht imponue dialekti i Jugut si gjuhë e unjisuar?”
S'ka dyshim se, gegënishtja, ka nji thesár fjalësh e shprehjesh shum të pasun. Këto fjalë, ene nuk kanë zanun vend, si duhet, në gjuhën e shkrueme, për arsye se, deri sod, nuk janë bamë kërkime e hulumtime kudo. Për t'i mbledhun këto fjalë, âsht nevoja me ardhun në mârrëdhânje me popull dhe me jetue, për të gjatë mot, në gjinín e 'tij. Edhe për toskënishten nuk po thom se, fjalët e saja, jane notue të tâna. Jo. Fjalët e dy dialekteve, ka për t'i mbledhun e për t'i grumbullue koha e ardhëshëme. Unë, thom se, gegënishtja, edhe për sa i përket vokabolarit, âsht mâ e pasun se toskënishtja.
Mjeshtrija në kuvend
Unë, për llogarín t'eme, nuk mund t'i daj. Ato dhe këto, janë pasuní e përbashkëtë e shqipes. Në çdo skaj qi të jetë, kur t'a gjejme nji fjalë, duhet t'a perdorim, tue e vumë në vendin e përshtatshëm.
Âsht për t'u mburrun, kur mendojmë se, si populli i ynë, qi ka qenë me shpirtë ndër dhâmbë gjatë mija vjetve, ka mund me e ruejtun gjuhën e vet. Me armë në dorë e me zjarm në gji!... Për kët popull duhet me u flijue. Aní, pse ndokush, pá hymë me i peshue vlerat e tija morale dhe pá hymë me i shoshitun rrethanat e ndryshëme historike, tregon pesimizmë për 'të.
Veçanisht, duhet t'iu jemi mirënjoftësa maleve, të cillat, tue e pasë thurun vendin t'onë rreth e rrotull, kanë formue nji pritë, qi nuk ka mund anmiku me e kapërcyem pá vûmë në rrezik rradaken e vet.
Ky popull, ishte aj, qi, dikuër, pat formue perandorína, si ajo e Illërís – Illiris - dhe e Makedonís. Ky, edhe kur u zgjidh, pat fërkue brînat me forca imperiale n'epokat e ndryshëme. Për trimní e për heroizmë, mos e kërko mâ të mirë në ftyrë të totës. Bile, edhe sod, me gjithë qi regjimi i terrorit, po ban çmos për t'a shfisnue, aj, po e provon se, po ruen me kujdes e me fanatizmë cillësínat e lavdishëme të trashigueme prej të parëve të vet. Nuk ka ramë shpirtënisht. Nuk âsht shkllahun.
Prá, na, jemi - dhe duhet te jemi - krénare si pinjoj të këtij populli.
Âsht nji fakt sihariques se, populli shqiptár, sod, pá dallim féje dhe pá dallim krahine, âsht bashkue; âsht njitrupzue. Çdo shqiptari i rrehë nji zemër e përbashkëte. Pra, do të vijë nji kohë - dhe shpejt - qi shqiptarët, do të kenë të përbashkët dhe gjuhën; por, pá imponime e pá dhunime.
Shka i pat mungue shqipes së Kosovës?
Po. Na duhet të pyetim: - “Shka i mungon shqipes së Kosovarit, qi i âsht imponue dialekti i Jugut si gjuhë e unjisuar?” Kosova, në kuadrin e perandorís Illiriane, me emnin “Dardania” ka përfaqsue nji pjesë të saj, tue qenë në kërthizën e Illërís. Pra, si e tillë, âsht djepi i shqiptarís. Kanget e Mujës dhe të Halilit, qi frymzojnë popullin për t'u pajue me cillësína burrënore, me vetmohim e me vetmbrojtje, vallë, a nuk janë prodhimi i popullit Kosovár?
A nuk jehon në këto vende kânga e gjatë - 12 pash! - e Dem Ahmetit, e cilla, arsen shqiptarin se si duhet me e pranue vdekjen, për të ruejtun nderin dhe paprekëshëmenin e familjes shqiptare, kur kjo, dhunohet?!
A nuk gurgullojnë në Kosovë, si nji lum i pá shterrëshëm, rapsodinat, kângët e pá njehuna të trimnís së popullit, qi na këshillojnë me e bâmë vdekjen si me lemë, âsht fjala për mbrojtjen e atdheut?
“Ju lash Plave, Ju lash Gusí
Me m'i ndejt' Knazit karshí
Dath'e deshë në borë e n'shí
Bukën thatë krypën përmbí...
Kët Shqipní Ju, me m'a pruejtun,
I Madhi Zot për me m'a ruejtun.»
* * *
“Krisi pushka n'at zabel,
Thuej Mahmutit: - A s'po del?
Nuk dal Mahmuti i gjalle!
Kam nisë luftë me pashallarë...”
* * *
“Smajl Arifi, fjalë ka çue,
Shaqir Agës kush ia thue:
A s'po vjen sod me m'ndihmue?
- Kam Selimin me t'a çue...»
* * *
“Xhavit Pasha, fjalë ka çue:
Thuej Islamit: - Me m'përgjue,
Dhetë tabore t'kam drejtue,
Me e djege Lumën, m'e farue!…”
* * *
“Falmi, Zot, krahët si pllumbi,
Krah't si pllumbi me flutrue,
Prej Hallaçit sod me p'shtue.”
Janë të pá numerueshëme, të tilla kângë trimnije. Këto i ka thurun poeti populluer, qi nuk ka qenë i shkolluem aspak. I ka thurun për mrekullí me gjuhën e vet të pastër, me shqipen, qi e ka ruejtun gjatë shekujve, porsi dritat e syve.
Këto vargje, janë, qi na i kanë ruejtun, na i kanë ushqyem e na i kanë këndellun ndiesinat kombtare. Po këto vargje, janë, qi e kanë hjedhun kët popull kundra anmikut dhunimtar, porsi luaj të përdhosun (t'azdisun).
Vijon në numrin e ardhshëm të Shtojcës për kulturë
Marrë nga “Shêjzat”, 1974 (XVIII), n. 1-10, fq. 56-67. Ky tekst u botua për herë të parë në Shtojcën për kulturë të “Kohës Ditore” në janar-shkurt të vitit 2017