“Brigitte, a Free Woman”

Zonja e parë e Francës, Brigitte Macron, temë e serialit të ri

Emmanuel dhe Brigitte Macron

Emmanuel dhe Brigitte Macron

Foto: Associated Press

Zonja e parë e shtetit të Francës, bashkëshortja e presidentit Emmanuel Macron, Brigitte Macron, do të jetë temë e një seriali të ri televiziv.

Kompania producente e këtij seriali, “Gaumont”, ka deklaruar se seriali gjashtëpjesësh, i cili do të titullohet “Brigitte, a Free Woman” do të shfaqë historinë e jetës së bashkëshortes së Macronit, raporton BBC.

Një ndër skenaristët e serialit ka thënë se seritë do të fillojnë me ngjarjen e njoftimit të çiftit.
Skenarin e këtyre serive e kanë shkruar Benedicte Charles dhe Olivier Pouponneay, ka deklaruar “Gaumont”, kompani që ka prodhuar edhe serialin e mirënjohur “Lupin”.

“Brigitte Macron është karakter fascinues dhe duam ta shfaqim në mënyrë romantike e melodramatike për shkak të dimensionit romantik që ka jeta e saj”, ka thënë skenaristi Charls për Le Figaro.

Kasta e aktorëve të serialit ende nuk është bërë e ditur.

Brigitte dhe Emmanuel janë njoftuar përgjatë kohës kur ajo ishte mësuesja e tij. Çifti u martua në vitin 1007, kur Macron ishte 29 vjeç dhe ajo 54 vjeçe.

Brigitte pati vazhduar të jepte mësim derisa e la punën kur bashkëshorti i saj filloi të përfshihej në politikë. Ai u zgjodh president në vitin 2017.

Shtypi francez pati shkruar se kur Macron ka nevojë të ketë një mendim rreth çfarëdo gjëje, ajo është një ndër të paktët persona të cilët gjithnjë i thërret.