Aktori i njohur Ben Affleck u pa duke u larguar nga shtëpia e tij dhe duke u drejtuar në shtëpinë e ish-gruas së tij, Jennifer Garner, për shkak të zjarrit që po përhapej në rajonin e Palisades.
Aktori 52-vjeçar, i shqetësuar, udhëtonte me makinën e tij të zezë, me dorën jashtë dritares, duke parë në drejtim të tymit të madh që dilte nga zona, ka shkruar Page Six.

Affleck, i veshur me një xhaketë të kaltër dhe një këmishë të bardhë, dukej i shqetësuar ndërsa shpejtonte për t’u bashkuar me Jennifer Garner (po 52 vjeçe) dhe fëmijët e tyre, Violet (19), Seraphina (16) dhe Samuel (12), të cilët jetojnë në një distancë të shkurtër nga ai. Sipas TMZ, familja e Garner nuk ishte urdhëruar të evakuohej ende, por ata ishin në gatishmëri.
Zjarri ka detyruar 30,000 njerëz në Los Angeles të largohen nga shtëpitë e tyre dhe është përhapur shumë për shkak të erërave të forta.
“Tymi dukej mjaft i zi dhe i dendur mbi Temescal Canyon. Nuk pashë flakë, por tymi ishte shumë i errët”, ka thënë aktori Eugene Levy.
Ndërkohë, James Wood ka shpërndarë një video në rrjetin social “X” duke shkruar: “Po largohem. Shpresoj që të gjithë të dalin pa rrezik”.
Edhe Princi Harry dhe Meghan Markle, që jetojnë në një vilë 14 milionë dollarëshe në Montecito, u njoftuan për urdhra evakuimi.
Një ngjarje tragjike ishte djegia e shtëpisë së artistëve të njohur Spencer Pratt dhe Heidi Montag.
Zjarri, që shpërtheu të martën rreth orës 10:30 të mëngjesit, vazhdon të përhapet me shpejtësi dhe ka shkatërruar mijëra hektarë, duke shkaktuar evakuime të mëdha në disa lagje.