Balerini i njohur rus Vladimir Shklyarov ka vdekur në moshën 39-vjeçare, raportoi të hënën “The Guardian”.
Shklyarov vdiq pasi u rrëzua nga kati i pestë i një ndërtese të shtunën, tha zëdhënësja e Teatrit Mariinsky.
Zëdhënësja, Anna Kasatkina, tha për mediat ruse se Shklyarov pati marrë qetësues për një dëmtim të shpinës dhe ishte planifikuar t'i nënshtrohej një operacioni në shtyllën kurrizore të hënën.
Ndërsa një hetim ka nisur për vdekjen e balerinit. "Shkaku paraprak" është cilësuar si një aksident.
I lindur në Shën Petersburg në 1985, Shklyarov iu bashkua Teatrit Mariinsky në 2003 dhe u bë balerini kryesor i tij - pozicioni më i lartë në një kompani baleti - në 2011.
Kompania tha se vdekja e Shklyarov është "humbje e madhe".
“Ngushëllimet tona familjes së artistit, të dashurit, miqve dhe të gjithë admiruesve të shumtë të punës dhe talentit të tij. Ai e shënoi përgjithmonë emrin e tij në historinë e baletit botëror”, thuhet në deklaratë.
Siç bëhet e ditur, Shklyarov "doli në ballkon për të marrë pak ajër dhe ka humbur ekuilibrin e tij në ballkon".