Showbiz

Xhirimet për “Spider Man 4” fillojnë verën që vjen

Tom Holland

Tom Holland

Xhirimet e filmit “Spider Man 4” do të fillojnë gjatë verës së vitit të ardhshëm. Këtë e ka konfirmuar aktori Tom Holland në emisionin e komedianit Jimmy Fallon.

“Po ndodhë. Verën e ardhshme do të fillojmë xhirimet. Çdo që është përgatitur. Gati e kemi. Është shumë emocionuese. Mezi po pres”, ka thënë Holland.

Gjatë një paraqitje tjetër televizive në emisonin “Good Morning America”, aktori pati thënë se ideja e filmit të radhës është më ndryshe nga ato që janë parë më herët.

“Ideja është shumë e mirë. Është pak më ndryshe nga ajo që kemi bërë deri më tash, por mendoj se adhuruesve do të ju pëlqejë shumë”, pati thënë ai.

Në podcastin Rich Roll, javën e kaluar, ai ka treguar se tashmë e ka lexuar skenarin.

“E kam lexuar skenarin tri javë më parë. Zendaya dhe unë u ulëm dhe e lexuam bashkë dhe kemi menduar se ky është filmi që do ta fitojë ‘respektin’ e adhuruesve’”, ka thënë ylli.

Muajin e kaluar Hollywood Reporter pati shkruar se regjisor i filmit do të jetë Destin Daniel Cretton, duke zëvendësuar krijuesin e filmave, Jon Watts, i cili pati bërë regjinë e tre filmave ku luajti Holland.

Holland, Zendaya dhe Jacob Batalon kanë luajtur në tre filma të kësaj franshize, “Spider-Man: Homecoming (2017)”, “Spider-Man: Far From Home (2019)” dhe “Spider-Man: No Way Home (2021)”.