Showbiz

Will Smith performoi këngën e re në spektaklin “BET Awards”

Will Smith

Will Smith

Foto: Associated Press

Ylli botëror, Will Smith, ka performuar këngën e tij të re në spektaklin e ndarjes së çmimeve “BET Awards” (Black Entertainment Television).

Smith ju rikthye muzikës me këngën “You Can Make It”. Performanca e tij në “BET Awards” vjen pas shfaqjes që pati në muajin prill në festivalin "Coachella", kur doli në skenë përgjatë performomit të artistit J Balvin, për të interpretuar këngën e famshme “Man In Black”, e cila për herë të parë ishte lansuar në vitin 1997 si kolonë zanore e filmit me po të njëjtin emër, shkruan CNN.

Performanca e tij u konsiderua e suksesshme nga njohësit e fushës.


Këngëtari, Teddy Swims, pati bërë të ditur se ka shkruar një këngë me Will Smithin, por pati thënë se nuk e di kur do ta lansojë.

“Nuk e di se çfarë do të ndodhë me të dhe nuk mund të konfirmoj asgjë, por vetëm të rrija me të dhe që mësova nga njohuritë e tij, ishte çmenduri”, pati thënë Teddy per NME.

Smith i cili njihet për këngët hite “Gettin’ Jiggy Wit’ It”, “Men In Black” and “Wild Wild West”, ka lansuar këngën “Get Lit’” në vitin 2017, por nuk ka lansuar asnjë album që nga ai që e lansoi në vitin 2005 “Lost and Found”. Në të njëjtin vit, ai pati marrë pjesë për herë të fundit në spektaklin "BET Awards", ku nderohen figurat e njerëzve me ngjyrë për arritjet në fushën e muzikës, filmit, sportit e filantropisë.

Përgjatë viteve të fundit, Smith ka realizuar bashkëpunime me artistë të ndryshëm, përfshirë Bad Bunny dhe Marc Anthony. Ai pati lansuar këngën “Light Em Up” në bashkëpunim me këngëtarin Sean Paul, e cila ishte kolonë zanore e filmit ku Smith ishte protagonist “Bad Boys: Ride or Die”.

Smith ka fituar katër herë çmimin "Grammy" në kategorinë e perfomancave të zhanrit rap. Për herë të parë pati fituar këtë çmim në vitin 1998 për këngën “Man In Black” dhe pastaj për këngën “Gettin’ Jiggy Wit’ it” vitin pasues.

Lexo edhe:

Will Smith planifikon të publikojë këngë të re - KOHA.net