Showbiz

Will Smith nuk do të shfaqet në filmin e radhës “Matrix”

Will Smith

Will Smith

Foto: Associated Press

Sipas burimeve të The Hollywood Reporter, aktori i njohur Will Smith nuk do të shfaqet në filmin e ri të “Matrix”, që po realizohet nga Warner Bros me regji të Drew Goddard.

Lajmi është publikuar pas një postimi misterioz që bëri Smith në llogarinë e tij në rrjetin social Instagram, ku reflektonte mbi faktin se i ishte ofruar roli i Neo-s në filmin origjinal “The Matrix” të vitit 1999, por ai e refuzoi dhe vendosi të luante në filmin “Wild Wild West”.

“Në vitin 1997, Wachowskët i ofruan Will Smithit rolin e Neo në ‘The Matrix’. Smith e refuzoi. Ai zgjodhi ‘Wild Wild West’, duke besuar se ishte një mundësi më e mirë për të në atë kohë. Por pyetja mbetet: Si do të ishte ‘The Matrix’ me Will Smith si Neo? Zgjohu, Will… ‘The Matrix’ të pret…”, shkruante Smith, në postimin që ishte shkuruar me një font që i ngjante atij të Matrixit.

Filmi ‘The Matrix’ u bë një hit i madh, me ndikim të jashtëzakonshëm në kulturën popullore, ndërsa ‘Wild Wild West’ u kritikua ashpër dhe dështoi në arkat filmike.

Smith mori një rol të veçantë gjatë vitit 1990, ku luante një ish-hero i luftës civile, në një film që rezultoi të ishte një humbje e madhe për të.

Sipas burimeve të Hollywood Reporter, Goddard, i njohur për punën e tij në “The Martian” dhe “The Cabin in the Woods”, është i ngarkuar të shkruajë dhe të drejtojë një film të ri të “Matrix” për Warner Bros. 
Ky do të jetë filmi i parë në serinë “Matrix” që nuk do të drejtohet nga Lana dhe Lilly Wachowski, megjithatë Lana do të jetë producente ekzekutive. 

Ky projekt pritet të sjellë një drejtim të ri për franshizën e njohur, por mbetet të shihet si do të evoluojë historia.

 

 

Matrix