Will Smith ka ndarë mirënjohjen dhe falënderimin për legjendën e Hollywoodit Jackie Chan në ditëlindjen e 70-të të aktorit.
Fituesi i Oscarit përshëndeti Jackie Chan me një postim prekës në Instagram më 7 prill, në të cilin ai falënderoi aktorin për “ndikimin e përjetshëm” që ka lënë në familjen Smith. Djali më i vogël i Smithit, Jaden, 25 vjeç, luajti në një rol së bashku me Chan në xhirimin e vitit 2010 të filmit “The Karate Kid”.
“Gëzuar ditëlindjen e 70-të për Jackie Chan!! Përveç realizimit të disa prej filmave të mi të preferuar, ju falënderoj shumë për ndihmën për të rritur Jadenin”, ka shkruar Smith duke shpërndarë një mori fotografish me Chanin. “Koha jonë me ju në Pekin gjatë realizimit të filmit ‘Karate Kid’ pati ndikim të përjetshëm në të gjithë familjen tonë. Ne ju urojmë shumë dashuri”, shtoi ai.
Fotografitë e publikuara nga Will Smith përfshinin momente të veçanta mes dyshes, por edhe momente nga xhirimi i filmit “Karate Kid”.