Çifti i Hollywoodit, Will dhe Jada Pinkett Smith, janë shfaqur të lumtur përkrah njëri-tjetrit në premierën e filmit “Bad Boys: Ride or Die” të enjten.

Kjo është hera e parë që shfaqen bashkë në një ngjarje të tillë pasi patën bërë të ditur se kishin jetuar të ndarë për shtatë vjet.
Çifti u panë të lumtur përkrah njëri-tjetrit, ndërkohë që qeshnin për aparatet e reporterëve të pranishëm.

Aktori i cili luan në projektin e katërt filmik “Bad Boys” bashkë me yllin Martin Lawrence, ishte veshur krejtësisht në të zezë, ndërsa Jada kishte veshur një fustan të tejdukshëm me vijëzime të zeza.
Jada dhe Will ishin të shoqëruar nga fëmijët e tyre, Willow dhe Jaden, si dhe djali i Willit Tray, të cilin ai e ka me ish-gruan, Sheree Zampino.

E pranishme në ngjarjen që u mbajt në teatrin “TLC”, ishte edhe nëna e Jada, Adrienne Banfield-Norris.
Lexo edhe:
Jada Smith zbulon se ajo me Will Smithin janë ndarë që nga viti 2016 - KOHA.net
Jada Pinkett dhe Will Smith po punojnë për ta shpëtuar martesën - KOHA.net