Këtë javë, pamjet e Dua Lipës nëpër rrugët e Barcelonës me partnerin e saj, aktori Callum Turner, kanë mbushur titujt e mediave.
Vizita e saj përkoi me premierën e këngës “Illusion”, videoklipi i së cilës u xhirua në Barcelonë, konkretisht në pishinat në Montjuïc.
Me këngën e re, këngëtarja shqiptare dëshiron ta bëjë të qartë se ka arritur pjekurinë e se edhe pse në tekstet e saj e pranon se ka idealizuar partnerët, ajo më nuk e lë veten të shkojë prapa këtij iluzioni, ka shkruar Huffingtonpost.
Ajo që bie në sy më shumë në videoklipin e Lipës është zgjedhja e lokacionit. Pishinat e inauguruara më 1929, mes ngjarjesh tjera, ishin edhe vendi i garave të zhytjes së Lojërave Olimpike të Barcelonës më 1992.
Videoklipi i saj është gjetur se i ngjan videoklipit të artistes Kylie Minogue në këngën “Slow”. Lipa pati thënë se kënga e preferuar e Minogues ishte pikërisht kjo.
Dua Lipa “Illusion” (2024)
— Future Rockstar GF (@fendifaguette) April 11, 2024
Kylie Minogue “Slow” (2003) pic.twitter.com/rqjN0gAMbp
.@DUALIPA’s “Illusion” was filmed at Piscina de Montjuïc in Barcelona, where @kylieminogue’s iconic “Slow” video was shot.
— Kylie Central (@MinogueCentral) April 10, 2024
— Dua has said “Slow” is her favourite Kylie song and music video! pic.twitter.com/oJuN6rjgap
Përdoruesit e rrjeteve sociale i kanë gjetur ngjashmëri edhe në pjesë të tjera, si zgjedhja e pamjes prapa, apo kapja në një rreth që përkon me imazhin ikonik të Madonnas.
💧| Inspirações: para o vídeo de ‘Illusion’, Dua Lipa traz referências de Madonna e Kylie Minogue nos clipes de ‘Slow’ e ‘All The Lovers’.
— Central Dua Lipa (@dualipacentraI) April 11, 2024
A cantora é fã e já se inspirou em ambas artistas antes, especialmente para o ‘Future Nostalgia’. pic.twitter.com/GonOIB25Jq