Ish-këngëtarja e Spice Girls, Victoria Beckham, ka bërë shaka me partnerin e saj, David Beckham duke e quajtur të panjohur, meqë tani ai është i fokusuar në kopshtin dhe kafshët e tyre.
Duke bërë shaka për mënyrën sesi ai e kalon gjithë kohën duke u kujdesur për pulat e tyre, Victoria Beckham u ka thënë fansave se dëshiron që “burri i saj të kthehet”.
“Kush është ky burrë? Ma ktheni burrin tim!”, ka shkruar ajo në Instagram, në një postim të tij duke e treguar tokën.
Victoria ia dhuroi Davidit pulat për Krishtlindje dhe ai i informoi fansat për dashurinë për bujqësinë, duke postuar një video që filloi me të duke u thënë fansave të tij “Mirëmëngjesi”.
Më pas, ai u tregoi ndjekësve kafshët e tij, ndërsa ishte i veshur me një këmishë jeshile, me karrocë dhe një kapele – përpara se Davidi ta tregonte shtëpinë e çiftit në Cotswolds.
David gjithashtu ua shfaqi fansave shkurtimisht perimet që po i rrit, duke përfshirë qepët e reja, lulet e egra, pemët e kumbullës, lakrat jeshile dhe sallatat.
“Pra, nuk është keq, kemi shumë patate. Sot, në fakt do të bëj disa patate të skuqura sepse jam një person që i pëlqejnë gjërat e njelmëta – jo të ëmbla”.
“Sallata ime po rritet shëndetshëm. Unë mund të dëgjoj shokët e mi nga lindja duke thënë: ‘Ai ka ndryshuar’”, ka shkruar ai.
“Gruaja më tha shkurtoje videon, por padyshim që nuk e dëgjoj, kështu që më vjen keq... dikur doja motoçikleta e kamping, tani lakra jeshile, mjalt dhe lule për shtëpinë”, ka shtuar David.
Victoria e mbështet lëvizjen e Davidit në kopshtari, duke shpërndarë postime mbështetëse teksa ai kujdeset për tokën e tyre.