Showbiz

“Venom: The Last Dance”, filmi i fundit i trilogjisë së famshme

Venom

Shoqëria unike midis Eddie Brock dhe jashtëtokësorit Venom është drejt përfundimit, dhe duket se trilogjia e njohur e Marvelit po mbaron në mënyrë spektakolare.

Studioja filmike “Sony” e ka publikuar trailerin e parë të filmit, “Venom: The Last Dance”, i cili e finalizon historinë e dy personazheve shumë të dashura për publikun.

Filmi e vazhdon historinë e “Let There Be Carnage” dhe i vë Eddin, i personifikuar nga Tom Hardy dhe Venomin në një pozitë të vështirë. Ata jo vetëm që janë të arratisur që po ndiqen nga autoritetet, por gjithashtu duhet të përballen me përndjekjen nga disa jashtëtokësorë me pamje të çuditshme.

Ky vazhdim i tretë dhe i fundit i ka të gjitha, skenat aksionin, situatat dramatike dhe momentet komike. Ai vjen me skenar dhe regji të Kelly Marcel, dhe krahas Hardyt e sjell një kastë aktorësh yje si, Chiwetel Ejiofor, Juno Temple, Rhys Ifans, Peggy Lu dhe Stephen Graham.

“Venom: The Last Dance” lansohet për publikun e gjerë nga 25 tetori i këtij viti.