Showbiz

Vdiq aktorja e filmit “The Notebook”

The Notebook

Skena nga filmi "The Notebook" (2004)

Ylli i filmit të njohut “The Notebook”, Gena Rowlands, ka vdekur të mërkurën në moshën 94 vjeçe, në shtëpinë e saj në Indian Wells të Kalifornisë.

Në këtë film ajo ka luajtur rolin e Allliet të moshuar, e cila vuante nga demenca.

Gena Rowlands

Deadline ka shkruar se ylli i filmit “Another Woman”, e cila la aktrimin në vitin 2015, në kohën kur vdiq ishte e rrethuar nga familjarët, por nuk është bërë i ditur shkaku i vdekjes.

Në qershor është raportuar se Gena kishte sëmundjen e Alzheimerit.

Nëna e saj, Lady Rowlands, ka vdekur në moshën 95 vjeçe në vitin 1999 pasi vuajti nga një sëmundje neurodegjenerative.

Aktorja në vitin 2004 pati treguar se vështirësitë që ka kaluar nëna e saj e kanë shtyrë atë të luajtur rolin e Alliet, në filmin “The Notebook”, i cili ishte i bazuar në novelën e vitit 1996 të autorit Nicholas Sparks.

“Kam kaluar nëpër këtë me nënën time dhe nëse Nick nuk do të ishte regjisor i filmit, nuk mendoj se do ta bëja, është thjeshtë tepër e vështirë. Ishte film i vështirë por i mrekullueshëm”, pati thënë ajo, duke iu referuar djalit të saj.

Gena gjithashtu njihej për bashkëpunimin që pati me burrin e saj të ndjerë, John Cassavetes, i cili vdiq në vitin 1989, nga një sëmundje e mëlçisë në moshën 59 vjeçe, përfshirë filmat e vitit 1974 “A Woman Under the Influence” dhe “Gloria”.

Për të dyja rolet ajo u nominua për çmim “Oscar”. Filmi i saj i fundit ishte ai i vitit 2014 “Six Dance Lessons in Six Weeks”, ku luajti bashkë me aktoren 48 vjeçe, Cheyenne Jackson.

Gena ka fituar çmim “Emmy” për projektet filmike “The Betty Ford Story”, “The Incredible Mrs Ritchie”, “Face of a Stranger” dhe “Hysterical Blindness”, si dhe dy çmime “Golden Globe”.