Ka vdekur Michelle Trachtenberg, aktorja që u ngrit në famë si fëmijë me filmat si “Harriet the Spy” dhe me shfaqjet e famshme, si “Gossip Girl”. Ajo ishte 39 vjeç.
Trachtenberg raportohet se ka pasur një problem mjekësor së fundmi, sipas burimeve të CNN-it brenda policisë.
Ajo nisi të marrë vëmendje me rolin në “Aventurat e Pete & Pete” e më pas në filmin “Harriet the Spy”, duke vazhduar tutje me shumë filma të tjerë.
Më së fundi u shfaq në disa episode të “Gossip Girl” në platformën “Max”.
Nuk dihet se në çka po punonte kohën e fundit, por ishte aktive në rrjetet sociale. Javën e kaluar shpërndau fotografi nga e kaluara e saj.