Showbiz

Vdiq aktori amerikan, OJ Simpson

Aktori

Aktori i njohur amerikan, OJ Simpson, ka vdekur të mbrëmjen e së mërkurës në moshën 76-vjeçare, ka raportuar DailyMail. Ai vdiq në përballje me kancerin, në Las Vegas i rrethuar nga familja e tij.

“Më 10 prill, babai ynë, Orenthal James Simpson, iu dorëzua betejës me kancerin. Ai ishte i rrethuar nga fëmijët dhe nipërit”, thuhet në mesazhin e familjes të publikuar në rrjetin social X.

Simpson akuzohej për vrasjen e bashkëshortes së tij Nicole Broën dhe mikut të saj, Ron Goldman, në vitin 1994. Ai është liruar nga akuzat.

Ndonëse u pastrua nga akuzat për vrasjet, reputacioni i tij si aktor u konsiderua i shkatërruar.

Ndër filmat kryesorë të 76-vjeçarit janë “The Naked Gun”, “O.J Made in America”, “Capricorn One”, “The Klansman”.