Showbiz

Vazhdojnë raportimet se Meryl Streep dhe Martin Short janë në lidhje

Martin Short dhe Meryl Streep

Martin Short dhe Meryl Streep

Kohët e fundit, është raportuar se aktorët e njohur të Hollywoodit, Meryl Streep dhe Martin Short janë në lidhje romantike.

Streep dhe Short janë parë bashkë duke shkuar në restorantin italian “Giorgio Baldi”, në Santa Monica të Kalifornisë, i cili frekuentohet nga të famshmit, shkruan Page Six.

Ata kanë arritur në restorant me veturën e yllit të filmin “Little Woman”, e cila kishte veshur një bluzë të kaltër me printe të shpendëve të bardhë.

Këto raportime kanë filluar të qarkullojnë që nga ngjarja e ndarjes së çmimeve për kinematografi, “Golden Globes”, ku aktorët u shfaqën shumë të afërt me njëri-tjetrin.

Raportimet janë intensifikuar pasi yjet e projektit filmik, “Only Murders in the Building” janë parë duke darkuar shpesh, si dhe kanë shkuar bashkë nëpër ngjarje të ndryshme.

Pavarësisht raportimeve, përfaqësuesit e Streep, për revistën People, kanë thënë se aktorët “janë vetëm shokë”.

Më vonë Short në një podcast ka thënë se “nuk jemi bashkë”.

Të dy kanë vazhduar të qëndrojnë të afërt pasi janë shfaqur bashkë nëpër të tjera darka dhe shfaqje teatrale.

“Ata ecin dorë për dore dhe janë shumë të lumtur. Ishte shumë e lezetshme dhe e bukur afërsia e tyre. Duhet të ketë diçka në mes tyre definitivisht”, ka thënë një burim për Page Six.

Lidhja e pretenduar në mes të Short dhe yllit të filmit “The Devil Wears Peada”, vjen pasi në muajin tetor të vititi të kaluar u raportua se aktorja, në mënyrë sekrete është ndarë nga burri i saj, Don Grummer, gjashtë vjet më parë, të cilët ishin të martuar për 4 dekada.

Ndërkohë, fituesit i çmimit “Tony” ishte i martuar me Nancy Dolman për 30 vjet, derisa ajo vdiq në vitin 2010.