Showbiz

Vanessa Hudgens mirëpret fëmijën e parë

Vanessa Hudgens dhe Cole Tucker

Vanessa Hudgens dhe Cole Tucker

Artistja me famë botërore, Vanesa Hudgens, është bërë nënë. Ajo ka mirëpritur fëmijën e parë, të cilin e ka me bashkëshortin, atletin Cole Tucker.

Ajo lindi fëmijën të mërkurën, në ditën kur burri i saj Tucker festoi 28-vjetorin e lindjes. Gjinia e fëmijës nuk dihet ende, shkruan Entertainment Tonight.

Vanessa duke dalë nga spitali
Vanessa duke dalë nga spitali

Ajo pati bërë të ditur se është shtatzëne, pasi u shfaq me barkun e fryrë në tepihun e kuq të ceremonisë së ndarjes së çmimeve “Oscar”.

Vanesa në ceremoninë e ndarjes së çmimeve "Oscar"

“Vanessa është duke shkëlqyer dhe duke e përqafuar këtë kapitull të jetës së saj. Ajo nuk do të mund të ishte më e lumtur se tash. Ajo mezi po pret të bëhet nënë dhe dëshiron të bëhet shembull i mirë për fëmijën”, pati thënë një burim i afërt me artisen për ET.

Lajmi se Vanessa është shtatzënë erdhi disa muaj pasi ajo u martua me atletin në Tulum të Meksikës, më 2 dhjetor të vitit të kaluar.

Martesa e Vanessas dhe Coleit