Suri Cruise, vajza 18-vjeçare e aktorëve të njohur të Hollywoodit, Tom Cruise dhe Katie Holmes, ka arritur të bëhet milionere pas aktivizimit të një fondi të krijuar nga babai i saj.
Pas mbushi 18 vjeç, Suri ka marrë kontrollin mbi këtë fond, i cili është pjesë e marrëveshjes së divorcit të prindërve të saj. Fondi do t’i sigurojë asaj një shumë të parë tani, ndërsa pjesa tjetër do të jetë në dispozicion kur të arrijë moshën 30 vjeçe.

Suri Cruise mund të ketë tashmë një pasuri të konsiderueshme, gjë që nuk është e befasishme duke marrë parasysh pasurinë e prindërve të saj, ka shkruar Hindustan Times.
Është raportuar se Tom ka pasuri prej më shumë se 600 milionë dollarësh, ndërsa, ish-gruaja e tij, Holmes, ka pasuri prej 25 milionë dollarësh.
Për më tepër, është raportuar po ashtu se Tom paguan për shkollimin e Suri-t, me tarifat e kolegjit që arrijnë në 65,000 dollarë në vit.
Suri ka filluar vitin e saj të parë në Universitetin Carnegie Mellon në Pittsburgh.
Pas divorcit të prindërve, Tom paguante 400,000 dollarë në vit për Holmes dhe 33,000 dollarë në muaj për mbështetje për Surin, deri në mbushjen e moshës 18-vjeçare.
Në prill, kur Suri u regjistrua në universitet, këto pagesa u ndalën, por jeta e saj mbeti e njëjtë falë aktivizimit të fondit në fjalë.
Ndërkohë, Holmes ka krijuar gjithashtu një fond tjetër për sigurinë financiare të vajzës së saj.
“Është pjesë e marrëveshjes së divorcit që një fond i krijuar nga Tom Cruise të ndahet me Surin kur t'i mbushte 18 vjeç. Ky fond është i konsiderueshëm. Ajo ka qasje në një shumë të caktuar parash tani dhe pjesa tjetër do të jetë në dispozicion kur të hyjë në moshën 30 vjeçare. Fondi është krijuar me kujdes që ajo të mos marrë gjithë paratë njëherësh dhe të mos ndihet e mbingarkuar”, ka thënë një burim për Daily Mail.

Në muajin gusht, Suri vendosi të ndryshonte mbiemrin e saj dhe të përdorte emrin e mesëm të nënës së saj, Noelle.
Ani pse marrëdhënia mes Tom dhe Suri ka qenë e distancuar, Tom ka vazhduar ta mbështesë financiarisht atë.
“Ai nuk ka hezituar kurrë të paguajë mbështetje financiare për vajzën e tij dhe shpenzimet e saj. Ai ka mbajtur fjalën e tij dhe po plotëson obligimet e tij”, pati thënë në muajin gusht një mik i aktorit.
Tom Cruise ka tre fëmijë nga martesat e tij me aktoret, Nicole Kidman dhe Katie Holmes.
Të tre fëmijët jetojnë jashtë vëmendjes së medias.
Bella, vajza që ai dhe Kidman e adoptuan pas vështirësive me fertilitet, tani është artiste dhe disenjatore grafike.
Connor, djali i dytë i tyre, është shumë i afërt me Tom.
Pas divorcit të tij nga Kidman në vitin 2001, Tom, në muajin qershor të vitit 2006, mirëpriti fëmijën e tij biologjik, Suri, me Holmes.