Showbiz

Vajza e Jamie Foxxit thotë se ai është mirë me shëndet

Jamie Foxx me vajzën Corinne Foxx

Jamie Foxx me vajzën Corinne Foxx

Corinne Foxx, e bija e aktorit të njohur, Jamie Foxx, ka thënë se babai i saj tani është në gjendje të mirë shëndetësore.

“Ai është shumë mirë, ai është për mrekulli. Jam shumë e lumtur që po kam mundësi të punoj me të dhe të kaloj sa më shumë kohë me të”, ka thënë Corinne për Entertainment Tonight

Ajo këtë e ka thënë pasi aktori u përball me një komplikim shëndetësor, gjë e bëri të tërhiqej nga syri publik vitin e kalaur nga prilli deri në dhjetor.

Corinne, e cila është duke organizuar dasmën e saj dhe po planifikon të martohet me Joe Hooten, ka thënë se babai i saj është duke i ndihmuar rreth organizimit, siç ka thënë ajo, "ani pse 'shikimin' nuk e ka aq të mprehtë sa të saj".

“Ai me ka thënë se po dëshiron të ketë ekrane me dritë LED ku shihet fytyra ime dhe i kam thënë se nuk di gjë për këtë”, ka thënë 30 vjeçja.

Ajo ka shtuar se është e shqetësuar me faktin se ai do të emocionohet kur do ta shoqërojë në altar.

“Normalisht që do të jetë gjithçka shumë bukur dhe emocionuese, por sigurisht ai do te jetë duke qarë”, ka shtuar Corinne.

Jamie ende nuk ka treguar se çfarë problemesh shëndetësore ka pasur, ani pse në dhjetorin e kaluar ka publikuar videon e parë që nga prilli i vitit 2023, ku tregonte se është më mirë.

Ndërkohë që ai po e pranonte një çmim në një ceremoni që u mbajt në Los Angeles, pati thënë se “para gjashtë muajsh nuk mund të ecte”.

“E vlerësoj çdo moment tani, është ndryshe. Nuk do të ia dëshiroja as armikut më të madh atë që më ndodhi mua sepse ishte shumë e vështirë të shohësh tunelin. E kam parë tunelin, por nuk e kam parë dritën në fund të tij”, pati thënë aktori.

Ai kishte sqaruar gjithashtu se nuk është klonuar, pasi është përfolur shumë se do të mund të ishte klonuar.

Lexo edhe: 

Jamie Foxx do të flasë për gjendjen e tij shëndetësore në stand-up komedinë e re - KOHA.net