Usher nuk preferon t’i dëgjojë kritikët e tij.
Këngëtari 45-vjeçar synon që të fokusohet gjithmonë te vetja dhe karriera e tij, më tepër se të dëgjojë se çfarë thonë të tjerët për të.
"Unë nuk besoj se çfarë mendojnë të tjerët për mua... Unë i inkurajoj njerëzit të bëjnë të njëjtën gjë dhe të mos përfshihen në atë që njerëzit e tjerë mendojnë për ju. Jini të shqetësuar për atë që mendoni për veten tuaj”, ka thënë Usher në një intervistë për “Extra” duke folur për qasjen e tij ndaj jetës.
Usher ka nisur një jetë të re në Las Vegas në vitin 2023, dhe ylli fitues i çmimeve tani thotë se i është dhënë një mundësi e re.
Usher performoi në fillim të këtij viti në “Super Boël” dhe këngëtari më parë kishte deklaruar se ky ishte një moment historik në karrierën e tij.
Ai ka shpjeguar se performanca e tij në stadiumin Allegiant në Las Vegas ishte një "testament i përkushtimit".
"Unë nuk e kam shijuar këtë moment i vetëm. Të gjithë fansat e mi që sjell me vete, çdo person që kishte lidhje me muzikën, krijimtarinë, të gjithë janë pjesë e këtij momenti festiv. Ajo që ndjej është se ky është vetëm fillimi”, ka deklaruar ai për Entertainment Tonight.