Showbiz

Universal: Filmi i ri i Christopher Nolanit, adaptim i veprës së famshme të Homerit

Christopher Nolan

Christopher Nolan

Foto: Associated Press

Kompania e filmave “Universal” ka njoftuar se filmi i ri që do ta bëjë regjisori i njohur Christopher Nolan do të jetë adaptim i veprës së famshme të Homerit, “Odiseja”.

Filmi do të xhirohet në mbarë botën duke përdorur teknologjinë e re të filmit “IMAX”.

“Deadline” ka shkruar se “Odiseja” është një nga veprat themelore të letërsisë perëndimore, e cila tregon historinë e Odiseut, mbretit të Itakës dhe udhëtimin e tij të rrezikshëm për t’u kthyer në shtëpi pas Luftës së Trojës. 

Historia përmban episode të njohura, si përballjet e Odiseut, sirenat dhe perëndeshën Circe, duke eksploruar tema si heroizmi, besnikëria, dhe lufta kundër vullnetit të perëndive.

Filmi i Nolanit do të ketë kast aktorësh të njohur, përfshirë Matt Damonin, Tom Hollandin, Anne Hathawayn, Zendayan, Robert Pattinsonin, Lupita Nyong’on dhe Charlize Theronin.

Ky është filmi i dytë i Nolan për “Universal”, pas suksesit të madh të filmit “Oppenheimer”.

Xhirimet e filmit do të fillojnë në fillim të vitit 2025 dhe filmi pritet të jetë një nga premierat më të pritura të vitit 2026.

Kjo do të jetë hera e parë që kjo histori e lashtë do të shfaqet në ekranet “IMAX”. 

Filmi do të publikohet në kinema më 17 korrik 2026.