Showbiz

Trailer i filmit “Smurfs” shfaq Rihannan në rolin e Smurfettes

Rihanna në rolin e Smurfettes

Rihanna në rolin e Smurfettes

Traileri i ri për filmin të animuar “Smurfs” ka zbuluar se Rihanna do ta huazojë zërin në rolin e “Smurfettes”. Ky film, i cili do të shfaqet në kinema më 18 korrik, i prodhuqar nga kompania “Paramount Animation”, është drejtuar nga regjisori Chris Miller dhe bazohet në karakteret e krijuara nga artisti Peyo.

VIDEO-TRAILER:

The Hollywood Reporter ka shkruar se përveç Rihannas, në këtë film do të dëgjohet edhe zëri i aktorëve të tjerë përfshijnë Nick Offerman, Natasha Lyonne, Daniel Levy, Amy Sedaris, Nick Kroll, James Corden, Octavia Spencer, Hannah Waddingham, Sandra Oh, Alex Winter, Billie Lourd, Xolo Maridueña, Kurt Russell dhe John Goodman.

Në trailer, Smurfs nisen në një mision për të shpëtuar personazhin Papa Smurf, pas zhdukjes së tij, dhe udhëtojnë në Paris.

 “Hajde, duhet të shpëtojmë Papa Smurfin”, dëgjohet duke thënë Rihanna në rolin e Smurffetes.

Chris Miller ka thënë se filmi do të jetë i këndshëm dhe i mbushur me energji. 

Ai gjithashtu ka vlerësuar lartë kontributin e Rihannas, e cila ka shkruar dhe prodhuar këngë origjinale për filmin.

Në vitin 2011, kompania “Sony” pati lansuar një version tjetër të filmit të animuar “The Smurfs”  ku këngëtarja Katy Perry luante rolin e Smurfettes, i cili u pasua nga një vazhdim i filmit në vitin 2013.
Në vitin 2017, projekti filmik “Smurfs: The Lost Village”  u ripërpunua dhe artistja Demi Lovato huazoi zërin për Smurfetten.

Filmi i ri drejtohet nga Miller dhe skenari është shkruar nga Pam Brady, Rihanna, Jay Brown, Ty Ty Smith dhe Ryan Harris, është producent.Top of Form

Bottom of Form