Showbiz

Tina Fey gati të tërhiqet nga skena: Jam lodhur nga vetja

Tina Fey në ballinë e The Hollywood Reporter

Tina Fey në ballinë e The Hollywood Reporter

Aktorja, producentja dhe skenaristja Tina Fey ka shprehur hapur dëshirën për t’u tërhequr nga skena dhe projektet e mëdha, duke pranuar se ka ardhur një moment në jetë kur ndjen lodhje nga vetja.

“Ndjenja për t’u fshehur dhe për t’u tërhequr është shumë e fortë. Jam aq e lodhur duke dëgjuar nga vetja ime”, ka thënë ajo në një intervistë ekskluzive për The Hollywood Reporter.

Ajo ka shtuar se nuk ka interes të nisë projekte të reja finaciare pas tërheqjes.

“Në fakt, i urrej pak paratë. Nuk dua shumë, vetëm sa për të qenë e sigurt financiarisht”.

Ani pse po mendon për tërheqje, Fey është rikthyer këtë pranverë në ekran me një projekt të ri, komedinë romantike “The Four Seasons”, që do të publikohet në platformën transmetuese Netflix më 1 maj.

Aty ajo luan përkrah komedianit Steve Carell, me të cilin më parë kishte bashkëpunuar në filmin “Date Night” (2010), ku luanin çift.

Ylli ka treguar se miqësia e vërtetë mes tyre nisi pikërisht gjatë punës për këtë serial.
“Gjatë këtij projekti ne u bëmë miq”, ka treguar Fey.

Akorja ka deklaruar gjithashtu se nuk do të jetë pasuese e producentit Lorne Michaels në spektaklin e njohur Satursay Night Live (SNL)

Prej vitesh është përfolur se Fey mund ta zëvendësojë legjendën Michaels si producent i emisionit të famshëm (SNL), por ajo vetë e ka përjashtuar këtë mundësi.

“Lorne është i pazëvendësueshëm. Askush nuk e ka syrin e tij për të gjetur dhe zhvilluar talente të reja komike”, ka thënë ajo.
Në vitin 2024, Michaels vetë kishte sugjeruar se Fey “mund ta merrte lehtësisht drejtimin e SNL”, por ajo nuk ka shfaqur interesim për ta marrë këtë rol.