Showbiz

TikTok-u ka ndryshuar industrinë e muzikës, thotë Will.i.am

Will.i.am

Ylli 50-vjeçar i muzikës, i cili njihet më së shumti si frontmeni i grupit të famshëm “Black Eyed Peas”, Will.i.am.,  beson se TikTok-u ka pasur një ndikim shumë më të madh në biznesin e muzikës sesa Inteligjenca Artificiale.

"Unë nuk mendoj se diçka mund të dobësojë industrinë tonë më shumë sesa TikTok”, ka thënë Will.i.am duke folur për Sky News.

Ai ka thënë se e ka vërejtur se si aplikacioni kinez i videove të shkurtra ka ndryshuar mënyrën se si fansat e konsumojnë muzikën. Will gjithashtu beson se aplikacioni ka bërë që kompanitë diskografike të rishqyrtojnë atë që kërkojnë nga një artist.

"Dikur dëgjonim këngë tre-minutëshe, tani jemi në nëntë sekonda... TikTok dhe ai algoritëm, e dini, ndryshon atë që kompanitë diskografike kërkojnë, ndryshon arkitekturën e këngës”, është shprehur ai.

Të famshëm të shumtë kanë folur kohëve të fundit për ndikimin e teknologjisë në industrinë e muzikës. 

Shumë prej tyre kanë shprehur frikën më të madhe ndaj Inteligjencës Artificiale.