Showbiz

“Thunderbolts” lansohet nëpër kinema gjatë muajit maj

Thunderbolts

Janë publikuar pamje të reja të filmit “Thunderbolts”, që e sjell aktoren Florence Pugh në rolin e Yelena Belovas, një vrasëse me pagesë në depresion, e cila ribashkohet me babanë e saj Alexei, i portretizuar në film nga David Harbour. Ajo ankohet se jeta po i duket e zbrazët, ani pse shumë njerëz e angazhojnë për të kryer vrasje të rrezikshme. Por shumë shpejt jeta e Yelenas vihet në fokus të filmit të mbushur me skena aksion, kur takohet me disa prej personazheve më të errëta të librave komikë “Marvel”. Në mesin e këtyre antiheronjve janë agjenti John Walker, Gohst dhe Taskmaster. Ky ekip i ish-antagonistëve bëhet bashkë për ta shpëtuar botën, atëherë kur heronjtë e vërtetë nuk janë në dispozicion.

Krahas yjeve Pugh dhe Harbour, në film luajnë edhe aktorët” Sebastian Stan, Wyatt Russell, Hannah John-Kamen, Olga Kurylenko, Lewis Pullman dhe Julia Louis-Dreyfus.

Ky projekt i ri i studios “Disney” është përballur me shtyrje datash të realizimit si pasojë e grevave të skenaristëve dhe aktorëve, që zunë vend vitin e kaluar. Por përfundimisht, data e vendosur për lansim nëpër kinematë e Amerikës është 2 maji i këtij viti.