Showbiz

Theret aktori i njohur i Bollywoodit pas përleshjes me hajnin që iu fut në shtëpi

Saif Ali Khan

Aktori i famshëm i Bollywoodit, Saif Ali Khan, i është nënshtruar operimit dhe është jashtë rrezikut për jetë pasi është therur në shtëpinë e tij.

Sulmi ndodhi të enjten në mëngjes në shtëpinë në një lagje të pasur në Mumbai.

Policia ka thënë se aktori pësoi lëndime pasi u përlesh me një hajdut që i kishte hyrë në shtëpi pas mesnate.

“Khan ka dalë nga operimi dhe është jashtë rrezikut. Aktualisht është në shërim dhe mjekët po e monitorojnë progresin”, ka thënë ekipi i Khanit.

Khan është i martuar me yllin e Bollywoodit, Kareena Kapoor Khan, dhe çifti ka dy fëmijë.