Showbiz

Të famshmit që shkonin në festat “e çmendura” të P.Diddyt

Festat e P.Diddyt

Festat e P.Diddyt

Reperi i njohur amerikan P.Diddy, emri i vërtetë i të cilit është Sean Diddy Combs, e që u arrestua javën e kaluar pasi mori një numër padish për trafikim me qenie njerëzore, dhunim, drogim, e shumë krime të tjera, dyshohet se kishte organizuar festat e ashtuquajtura “të çmendura” vetëm për të përmbushur dëshirat e tij seksuale.

Kohët e fundit dolën në publik fotografi, nga festat e shumta që organizonte reperi, ku shihen shumë të personalitete të famshme të Hollywoodit, përfshirë aktorin e njohur, Leonardo DiCaprio, aktoren Sarah Jessica Parker, këngëtaren Jennifer Lopez, reperin Jay-Z e shumë të famshëm të tjerë, shkruan “Page Six”.

P.Diddy me yje në njërën nga festat e tij

Në një nga fotografitë, Diddy shihet bashkë me Lopezin duke ndenjur në një shtrat të mbuluar më jastëk. Ata ishin në lidhje nga viti 1999 deri më 2001. Përgjatë kësaj feste në fotografi të pranishëm ishin edhe disenjatorja e njohur e rrobave, Kimora Lee Simons bashkë me burrin e saj të atëhershëm Russell Simmons.

P.Diddy dhe Jennifer Lopez

Diddy kishte filluar të bënte festa të ndryshme që nga vitet 1990 dhe shpesh ftonte të famshëm në shtëpinë e tij në Hamptons.

Ndër vite, ai ftonte personalitete televizive, si ylli Paris Hilton, Kim Kardashian, Howard Stern, Kelly Osborne, Aretha Franklin, Martha Stewart, Tommy Lee, Pamela Anderson, Regis Philibin, Vera Wang, Jay-Z, Beyonce, Mariah Carey, Nick Canon si dhe të tjerë.

P.Diddy, Jennifer Lopez, Jay-Z e Alyah në njërën nga festat që organizonte reperi

Pasi kishte vendosur të jetonte në bregdetin perëndimor, Diddy vazhdoi traditën në shtëpinë e tij në Beverly Hills, ku shkonin yje si aktori Ashton Kutcher e Ruseell Brand, të cilët visheshin me ngjyrë të bardhë.

Diddy dhe Kutcher ishin bashkënikoqirë të një ndeje, të cilën e organizuan me qëllim që të rrisnin vetëdijen kundër sëmundjes Malaria. Ndejën që u mbajt në vitin 2009 e quajtën “Malaria No More”.

Ashton Kutcher, Demi Moore dhe P.Diddy
Ashton Kutcher në njërën nga festat e P.Diddyt

Sidoqoftë, nuk ka ndonjë indikacion se të gjithë të famshmit që janë përmendur e që janë parë në fotografi në festat e Diddy, të kenë marrë pjesë në krimet që pretendohet t’i ketë bërë reperi.

Bashkë me anëtarët e listës A të Hollywoodit, në ndejat e të burgosurit merrnin pjesë yje nga të gjitha sferat e famës.

Një ish-furnitor i drogës i Diddyt, ka përshkruar për gazetën “The Post” njërën nga ndejat në të cilën ishte i pranishëm në Hamptons.

“Kishte të famshëm që kryenin marrëdhënie intime me njëri-tjetrin. Kishte dhoma gjumi prapa dhe dukeshin sikur ishte vend i shenjtë i brendshëm. Shihje njerëz që kurrë nuk do të mendoje se mund të bënin diçka në mes vete, si reperë të ndryshëm, gjë që më shokoi”, ka thënë ai.

Furnitori i drogës pretendon se shumë persona që shkonin në këto festa, përfshirë prostitutat, kur ai ka arritur aty, ishin tashmë nën ndikimin e ketaminës dhe drogës së njohur me emrin GHB.

Diddy është arrestuar pasi akuzohet për shantazh e trafikim me qenie njerëzore, pasi autoritet pretendojnë se ai organizonte ndejat masive “të çmendura” të cilat thuhet se i ka incizuar me qëllim që të përmbushte dëshirat e veta seksuale.

P.Diddy dhe Paris Hilton

Prokurorët pretendojnë në aktakuzë se reperi “ka abuzuar, kërcënuar e detyruar gratë dhe personat e tjerë përreth tij t’i përmbushin dëshirat e tij seksuale, ta mbrojnë reputacionin e tij dhe ta fshehin sjelljen e tij për dekada me radhë duke krijuar kështu një lloj ndërmarrje kriminale anëtarët e bashkëpunëtorët e së cilës përfshihen në trafikim seksual, punë të detyruar, kidnapim, zjarrvënie, ryshfet dhe pengim  të drejtësisë”.

Ylli i turpëruar i muzikës, i cili u deklarua i pafajshëm, do të mund të përballet me minimum 15 vjet burgim nëse dënohet për të gjitha akuzat.