Showbiz

Taynas i fshihet kënga nga YouTube

Tayna

Pasi pauzoi për një periudhë kohore, rep-artisja Tayna është rikthyer me këngë te re, të titulluar “Si ai”.

Por, siç duket Tayna nuk është ndarë mirë me ish-menaxherin Rinor Hykolli, emri i të cilit shfaqet në  videon e bllokuar në YouTube. Ndërkaq Hykolli ka thënë se nuk ia ka bllokuar ai këngën Taynas, por “firmat dhe kontratat që ka bërë për të mbërritur këtu” ku është sot.

Kjo nuk e ka ndalur këngëtaren të gjejë metoda të tjera të lansimit të këngës për adhuruesit e saj.

Kënga u publikua në kanalin “Albanian Music” në Youtube. 

“Si ai” nis me një dedikim poetik, përmes së cilit Tayna thotë se po e “rikthen pushtetin” që kishte.