Showbiz

Tayna publikon “Si ai”

Tayna

“Si ai” titullohet projekti më i ri muzikor i Taynas. Kënga me videoklip u publikua të hënën, me tekst dhe melodi nga vetë këngëtarja.

Këngëtarja nga Prizreni këtë projekt e ka lansuar në një kanal tjetër në Youtube, për dallim nga projektet e kaluar që i ka publikuar në “Friends Entertainment”.

Brenda një ore, kënga është dëgjuar nga 4 mijë.

Projekti paraprak muzikor i saj është me Bardhin, i titulluar “Unaza”.