Taylor Swift për pak e ka ndalur koncertin e saj në Edingburgh për shkak të një “ngërçi të çuditshëm”.
Këngëtarja mahniti fansat në stadiumin “Murrayfield” në Skoci, por u detyrua që për pak ta ndalonte performancën me kitarë për shkak të ngërçit.
“Dora ime ka ngrirë në një ngërç të çuditshëm... kjo është e turpshme”, u ka thënë ajo fansave.
Megjithatë, ajo u kthye më pas dhe tha se pati një natë “të paharrueshme”.
VIDEO: