Showbiz

Taylor Swift thyen rekordin në Spotify me albumin e ri

Taylor Swift

Taylor Swift

Foto: Associated Press

Albumi i ri i Taylor Swiftit “The Tortured Poets Department” e ka thyer rekordin për më të dëgjuarin në Spotify për një ditë.

Ajo u bë edhe artistja më e dëgjuar për një ditë.

Albumi i saj u publikua të premten, me 31 këngë. 16 këngët e para dolën fillimisht e disa orë më vonë edhe 15 të tjerat u publikuan, shkroi BBC. 

Swift e pati paralajmëruar daljen e albumit të ri derisa ishte në skenën e Çmimeve Grammy në shkurt.

Albumi i saj duket se i kushtohet një periudhe të kaluar të jetës së saj, për të cilën Swift ka thënë se “ka përfunduar tani”.