Si heroinë e ka paraqitur yllin Taylor Swift, shoqja e saj dhe këngëtarja amerikane Gracie Adams. Siç ka treguar ajo për “Billboard”, në një rast të pazakontë Swift ishte rrezikuar nga zjarri në banesë në New York, por me sukses ia kishte dalë të shpëtonte.
Teksa ka treguar për rastin, 24-vjeçarja ka thënë se në banesën e yllit Swift ishte rrëzuar një qiri dhe kishte nisur zjarri. “Ajo është legjendë – nuk e di se si e ka ditur çfarë të bënte në këtë orë ose në gjendjen që ishim”, ka thënë Gracie. “Kemi kollitur shumë nga avulli i aparatit të zjarrit për javë të tëra”.
Dy shoqet, e kanë realizuar bashkëpunimin “Us”, që do të publikohet më 21 qershor.
Pak kohë më parë, emri i Swiftit u bë sërish temë e mediave rozë pasi ua mundësoi fansave besnikë të rrinin me të në prnën e saj. Pas kësaj është raportuar që Taylor Swift i mban trofetë “mbi oxhak, mbi tualet”, e madje edhe “në kafaz”. Këtë e ka zbuluar super fansi i saj Tyler Conroy. Shumë nga trofetë e fituar ishin të vendosura në të gjithë pronën e saj, në vend që të mbaheshin në një dhomë.
“Taylor e ka tërë katin e sipërm. Gjithçka është kafe, me stil të vjetër të New Yorkut me një divan të kuq dhe një qoshe për të lexuar. Aty është ulur babai i saj, ku më kanë treguar se e kanë shikuar filmin ‘Frozen’ para disa javëve. Ishte shumë e lezetshme”, ka thënë ai për “DailyMail”. “Pastaj kam vërejtur se ka pasur një kafaz me një çmim Grammy të thyer aty. Ajo e kishte thyer dhe ka dashur të kujdesej për të, duke e vendosur kështu në kafaz. Kishte të tjera mbi oxhak, një në tualet. Kjo ka qenë diçka që nuk e kam parë më herët. Disa njerëz mbajnë potpuri ose lule në tualet, kurse ajo çmime”.
Pjesa e tij e preferuar e apartamentit të Taylorit ka qenë banja e fshehur. “Për t’u futur aty, përdor një derë pas raftit të librave. E brenda kishte peshqirë, secila me inicialet ‘TS’”.
Këngëtarja e njohur, e ka blerë pronën prej 18 milionë dollarësh me shtatë dhoma gjumi në 2014-n e më vonë e ka zgjeruar, duke blerë tri njësi në ndërtesën ngjitur për më pak se 10 milionë dollarë secila dhe duke i kombinuar për të krijuar një hapësirë apartamenti prej 8,300 metrash katrorë.