Showbiz

SYTË paralajmërojnë këngë të re, jepet premierë në "Good Day New York"

SYTË - Nita Kaja dhe Drin Tashi

Dyshja SYTË, me bazë në Nju-Jork e përbërë nga këngëtarja Nita Kaja dhe producenti Drin Tashi, do të publikojë këngën e tyre të re, "Beat Goes On" më 26 qershor.

SYTË do të shfaqin premierën e këngës me një performancë live në “Good Day New York” programin e njohur të mëngjesit në Nju-Jork.

Sipas një njoftimi për media kënga prek tema të ndryshme të rëndësishme si shëndeti mendor, motivimi dhe shpresa, duke eksploruar udhëtimin e rilidhjes me veten pas përballjes me zhgënjim, stagnim dhe mospërmbushje. 

“Kënga paraqet ndjenjat e rënda, shpesh dëshpëruese që mund të sjellë jeta, dhe thekson rëndësinë e momenteve të bukura ku ndihemi të lirë, pastrojmë mendjet tona dhe rikthehemi tek qëllimet tona personale”, thuhet në njoftim.

“Beat Goes On” është lansimi i tyre i parë i vitit 2024.