Hollywood

Suki Waterhouse ndanë për herë të parë fotografi me beben

Suki and Robert

Suki Waterhouse dhe Robert Pattinson

Foto: Associated Press

Yjet e mirënjohur të Hollywoodit, Suki Waterhouse dhe Robert Pattinson, së fundmi janë bërë prindër.

Suki ka ndarë për herë të parë në llogarinë e saj në Instagram një fotografi me beben, ndërkohë që nuk ka treguar as gjininë, as datën e lindjes dhe as emrin e fëmijës.

“Mirë se erdhe në këtë botë engjëll”, ka shkruar Suki në postim.

Shumë shokë të famshëm të saj komentuan në postim duke vendosur figura me zemra. Ndër ta edhe ylli Paris Hilton, e cila e uroi shoqen duke i thënë se ndjehet e lumtur për të.

“Prej se ka lindur Suki, Roberti ka parë një pjesë të personalitetit të saj që është krejtësisht ndryshe. Ai ka edhe me shumë respekt për të tash”, ka thënë një burim i afërt me çiftin për US Weekly.

Suki Waterhouse dhe Robert Pattinson janë në lidhje që nga viti 2018.