Showbiz

Stormzy sërish ndahet nga e dashura

Stormzy dhe Maya

Stormzy dhe Maya

Reperi i njohur nga Britania, Stormzy është ndarë sërish nga e dashura e tij, Maya Jama.

Prezantuesja 29 vjeçe dhe reperi 30 vjeç, vitin e kaluar ishin bashkuar duke rregulluar marrëdhënien e tyre, por përmes një deklaratë të përbashkët të mërkurën kanë thënë se i kanë dhënë fund lidhjes së tyre përfundimisht.

Postimi:

“Kemi qeshur duke shkruar këtë sepse s’kemi menduar asnjëherë se do të japim lajmin se po ndahemi”, thuhet në deklaratë, shkruan BBC.

Ata kanë sqaruar gjithçka për lidhjen e tyre romantike duke thënë në fund se do të mbesin shokë e duke kërkuar nga njerëzit që të mos bëjnë zhurmë nëse ndonjëherë i shohin bashkë edhe nëpër ngjarje si ndarjet e çmimeve.

“Ende mendojmë më të mirën për njëri-tjetrin, ne ende do ta respektojmë njëri-tjetrin, ende jemi mirënjohës për kohën që kaluam bashkë dhe ende jemi miq dhe gjithnjë do të jemi”, thuhet tutje në deklaratë.

Maya e Stormzy e përfunduan postimin duke i falënderuar adhuruesit për dashurinë që ju kanë dhënë si çift.