Showbiz

Spotify largon këngëtarët rusë që përkrahin luftën në Ukrainë

Këngëtari sus Gregory Leps

Këngëtari sus Gregory Leps

Platforma e muzikës Spotify, ka larguar nga faqet e saj këngët e disa artistëve rusë, të cilët e mbështesin pushtimin e Ukrainës nga Rusia, shkruan Current Time.

Disa prej këtyre artistëve janë Sheman, emri i vërtetë i të cilit është Yroslav Dronov, Chicherina, Polina Gagarina, Gregory Leps, Oleg Gazmanov si dhe rok grupi "Lybue".

Sheman, Yroslav Dronov

Që të gjithë këta artistë janë të sanksionuar edhe nga Bashkimi Evropian (BE). Gjatë kësaj jave BE-ja ka vendosur sanksione kundër Gagarinës dhe Shamanit.

Polina Gagarina


Kurse sanksionet ndaj Chicherinës, Gamanovit dhe liderit të grupit “Lyube”, Nikolai Rastorguevit, BE-ja i kishte vendosur në tetor të vitit 2022. Në dhjetor të atij viti u sanksionua edhe Leps.

Chicherina
Rok grupi "Lybue"

Spotify, e cila është një ndër platformat më të mëdha transmetuese të muzikës në të gjithë botën, shërbimin e saj në Rusi e lëshoi zyrtarisht në korrik të vitit 2020. 

Në prill të vitit 2022, për shkak të pushtimit rus mbi Ukraninën, kjo platformë pushoi së funksionuari brenda territorit të Rusisë.