Showbiz

Sot lansohet sezoni i dytë i serialit më të ndjekur në historinë e Netflixit

Lojtari '456' ishte fituesi i sezonit të parë të “Squid Game”

Lojtari '456' ishte fituesi i sezonit të parë të “Squid Game”

Sezoni i dytë i “Squid Game” do të lansohet sot në platformën Netflix.

Sezoni i parë i dramës jugkoreane u bë fenomen. Arriti rekorde duke u bërë seriali më i ndjekur në historinë e Netflixit kur u lansua më 17 shator 2021. Dhe vazhdon ta mbajë këtë primat.

I shkruar fillimisht si skenar filmi në vitin 2008, “Squid Game” u refuzua nga kompani të shumta produksioni koreano-jugore, përpara se të merrej nga Netflixi 10 vjet më vonë si pjesë e strategjisë për të zgjeruar programet e huaja.

Kjo doli të jetë lëvizje e mençur nga Netflixi që ka përfituar qindra miliona euro deri tash nga ky serial.

VIDEO: